
Luciano Spalletti u shpall kampion me Napolin, ndërsa tashmë prej ditësh ka ndarë rrugët me kampionët e Serie A. Arabia Saudite i ka vënë “syrin” timonierit kampion. Italiani edhe pse ka theksuar se do të dëshironte të bënte 1 vit pushim, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
E gjitha ka të bëjë me ofertën që ka mbërritur për të nga skuadra e Al-Hilal. Oferta kap shifrën e 20 milionë eurosh në sezon. Kujtojmë se Missimiliano Allegri e ka refuzuar dy herë Al Hilal dhe tashmë arabën duan një timonier kampion për ekipin e tyre.
Poll