
Champions League do të kthehet të luhet në muajin gusht. UEFA ka menduar që në këtë muaj të luajë ndeshjet europiane për t’I lënë mundësi skuadrave që të mbyllin më parë kampionatet e më pas të mendojnë për Championsin.
Mediat angleze kanë zbuluar edhe data e mundshme se kur do të luhen takimet e mbetura dhe finalja e madhe që është parashikuar të luhet në Istambul të Turqisë.
Juventusi dhe Napoli do të zbresn në fushë në 8 dhe 9 gusht, duke mbyllur kështu raundin e 16-të. Bardhezinjtë kundër Lyon dhe Napoli në Barcelonë përballë katalanasve.
Çerekfinalja pritet të luhet nga 11 deri në 15 gusht, ndërsa gjysmëfinalja nga 18 deri në 22 të po këtij muaji dhe më pas finalja më 29 gusht në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.