
Në futboll ka ndodhur që dy vëllezër të përfaqësojnë dy kombëtare të ndryshme. Shembulli konkret për ne shqiptarët janë Granit Xhaka që mban të veshur fanellën e Zvicrës dhe Taulant Xhaka që ka derdhur “djers” për fanellën e kombëtares shqiptare.
Por në Kupën e Botës 2022, janë pikërisht dy vëllezër që përfaqësojnë Spanjën dhe Ganën, teksa përjetimet e tyre në Katar janë të ndryshme, më fakt në kahe të kundërta. Bëhet fjalë për vëllezërit Wiliams. Nico festoi debutimin e tij me fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës me fanellën e Spanjës, ndërsa Inaku vetëm 24 orë më vonë “qau” pas humbjes me Portugalinë, ku Gana u mposht nga CR7.
Ata të dy kanë lindur në Spanjë, por prindërit e tyre janë nga Gana. Kjo nënkuptonte një 24 orësh të komplikuar në shtëpinë e familjes në Spanjë me festime për 20-vjeçarin Nico, pa dyshim, të ndjekura me shpejtësi nga përgëzime për 28-vjeçarin Iñaki. E njëjta gjë për dy vëllezërit, për të cilët trajneri i Ganës, Otto Addo tha se të dy ndjehen po aq spanjollë sa edhe ganezë.