
Jordi Jaku dhe Mustafë Abdullahu janë dy lojtarët, që përfaqësojnë Tirannën në Kombëtaret e moshave. Jaku është kapiteni i skuadrës U-19, ndërsa Abdullahu mbron portën e Kosovës U-21.
Tirana ka postuar në rrjetet sociale dy lojtarët, që janë arsye për t’u krenuar. Kujtojmë se Jaku ishte kapiteni i skuadrës Kombëtare U-19 në miqësoren e fituar 1 me 0 përballë Maltës.
Të dy “filizat” bardheblu shihen dhe si elementë për të ardhmen e Tiranës. Kujtojmë se as ofertat nuk kanë munguar për largimin e tyre, por vetë 26 herë kampionët kanë refuzuar.
Postimi i Tiranës:
“Futbollistët e ekipit të parë, Jordi Jaku dhe Mustafë Abdullahu gjatë javës janë bashkuar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë U19 dhe Kosovës U21.
Mesfushori Jaku luajti titullar në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Maltës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa Abdullahu do të jetë pjesë e Kosovës U21 për ndeshjen kualifikuese të Europianit U21, kundër Gjermanisë.
I urojmë suksese në përballjet e ardhshme”, shkruan Tirana.