Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë në ditet në vazhdim. Të gjithë lojtarët i janë bashkuar grupit dhe kanë nisur edhe stërvitjet për duelin me Kilin që do të luhet më 22 mars dhe 3 ditë më vonë do të duelojnë me Suedinë.
Atmosfera në kombëtare është mjaft pozitive, ndërsa e sotma është një ditë feste. Dy prej futbollistëve kuqezi kanë ditëlindjen dhe FSHF-ja ka bërë një urim për ta.
Thomas Trakosha feston 29-vjetorin e tij të lindjes, ndërsa Ernest Muçi mbushi 23 vjeç. Kjo ditëlindje me siguri do të mbahet mend gjatë nga të dy lojtarët që këtë herë e festojnë me familjen e madhe kuqezi.
“ Sot u urojmë ditëlindjet dy futbollistëve të Kombëtares, portierit dhe sulmuesit ̧!
Gëzuar ditëlindjet Thomas dhe Ernest!”, thuhet në postimin e FSHF-së.