
Tirana e vitit 2017 është një rekord më vete. Për bardheblutë një seri negative rezultash ka komplikuar sezonin për të cilin në fillim shpresohej shumë. 12 ndeshje pa fitore në kampionat dhe tani Kupa e Shqipërisë është vetëm 90-minuta larg.
Bardheblutë besojnë dhe shpresojnë t’ja dalin për të kapur finalen e 31 majit por ecuria negative i bën shumë optimist. Skuadra ka harruar të fitoj. Për të kaluar Besëlidhjen do të mjaftonte një barazim i bardhë pa gola, por në futboll nuk ka gjëra të sigurta.
Te Tirana janë përqëndruar maksimalisht tek gjysmëfinalja e të mërkurës në orën 18:00. Takimi i parë ka përfunduar 1-1 dhe goli në fushë kundërshtare i bën të besojnë se mund t’ja dalin.
Poll