Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Lajmi i fundit/ Regjim kazerme, izolim katër ditor për përfaqësuesen e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Regjim kazerme, izolim katër ditor për

Albert Bunjaku doli në konferencë për shtyp para ndeshjeve eliminatore të botërorit "Rusi 2018". Tekniku i Kosovës tregoi që skuadra e tij do të izolohet për katër ditë nga mediat dhe familjarët e futbollistëve, të cilët do të zhvillojnë seanca stërvitore intensive në mënyrë që të kualidohet loja ndërmjet lojtarëve, pasi ka disa afrime të reja, por gjithashtu ka edhe nga ata lojtarë që nuk ka eksperiencën e duhur në arenën ndërkombëtare.

"Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e izoluar për katër ditë me radhë. Ne si staf teknik kemi marrë këtë vendim me qëllim që lojtarët të kualidojnë lojën e tyre dhe gjithashtu të njohin stilin e lojës së shokëve të skuadrës. Pas katër ditëve do të kenë mundësi të gjitha mediat dhe të gjithë të afërmit e futbollistëve që të vijnë dhe të shikojnë përfaqësuesen e Kososvës. Ne kemi lojtarë që nuk kanë eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe ky është përfaqësimi i parë për ne", deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga