Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

18 vjeçari që shënoi golin e Realit në derbi, Ancelotti: Ai është një lojtar me shumë cilësi, bën diferencën

Shkruar nga NEWSPORT
18 vjeçari që shënoi golin e Realit në derbi, Ancelotti:

Alvaro Rodriguez shënoi golin e barazimit sot në derbin Real-Atletico. Sulmuesi i “Los Blancos” është vetëm 18 vjeç dhe ky është goli i parë i tij me madrilenët. Debutimin ai e bëri muajin e kaluar në fitoren ndaj Osasunës. Kjo ishte paraqitja e dytë e tij në La Liga ku shënoi dhe një gol të rëndësishëm.

Pas ndeshjes tekniku i madrilenëve Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për 18 vjeçarin dhe u shpreh: “Ai është një lojtar me shumë cilësi. Ai është shumë i gjatë, e kontrollon mirë topin dhe është i jashtëzakonshëm në ajër. Ai është një lojtar që mund të na ndihmojë ashtu siç na ndihmoj sot. Nuk është e lehtë për një lojtar të ri të futet në një ndeshje të Real Madrid dhe të luaj mirë. Ai bëri diferencën brenda 10 minutash. Ai do të na ndihmojë këtë sezon, jam i bindur”, u shpreh Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga