
Mirlind Daku ka shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Kosovës, me sulmuesin që ka shënuar 17 gola në 10 ndeshjet e para me Ballkanin në elitë. Në këto kushte trajneri I përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challanders e ka grumbulluar lojtarin me ekipin e parë.
22 vjeçari ka vendosur rekord në Europë, teksa askush si ai nuk ka shënuar kaq gola në javët e para. Forma e mirë nuk është lënë pa u shpërblyer, me Kosovën që do ketë një sulmues klasi për dy ndeshjet e radhës në Nations League me Slloveninë dhe Moldavinë, si dhe miqësoren me Shqipërinë. Për ish-lojtarin e Kukësit, ekipi i Ballkanit kërkon të blejë kartonin nga Osijek në Kroaci.
Poll