Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

16 vite karrierë dhe asnjë karton i verdhë, rrëfimi ndryshe i legjendës kavajase

Shkruar nga NEWSPORT
16 vite karrierë dhe asnjë karton i verdhë, rrëfimi ndryshe

Futbolli është një nga sportet më të dashura nga tifozët. Njëri prej tyre që e ka dashur jashtëzakonisht shumë është edhe Kujtim Pagria. Mesfushori legjendar i Besës së Kavajës ishte një prej lojtarëve më të mirë në pozicionon e tij. Në fakt ishte “regjisori” përfekt pëër mesin e fushës.

në 16 vite karrierë si futbollist mes Besës së Kavajës, Luftëtarit dhe Butrintit ishte shumë “Fair-Play”. Vlen të theksohet se gjatë gjithë këtyre viteve futboll të luajtur nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë, teksa i kuqi as nuk llogaritet fare. 69-vjeçari ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e tij, e cila ka qenë e mbushur plot me momente emocionuese.

“Luanim në kampionatet që organizonte Shtëpia e Pionierit. Kisha trainer të parë një njeri shumë special, sic ka qenë z. Alush Merhori. Kalova më pas me të rinjtë. Atje trainer kisha një tjetër emër të madh z.Qemal Gravardari. Më pritën shkëlqyeshëm sepse trainer im te U-18 (Të Rinjtë), kishte luajtur në karirën e tij rolin që bëja unë në fushë dhe më këshillonte vazhdimisht. Kisha në skuadër edhe si shokë klase në gjimnaz lojtarë mjaft të mirë si Durim Shtini, Vasip Xhihanin, Dashnor Bajaziti, etj. Emocionet e para kanë qenë të paharrueshme për mua, prandaj dhe ky fillim ishte më shumë se inkurajues.

Kalimi te skuadra e madhe “BESA”.

“Besa” do të luante për kupën e Kupave dhe traineri Muhamed Vila, më kishte ndjekur dhe më thotë: “Ti djalë bëhu gati të vish në skuadrën e parë. I kam marë të gjitha informacionet dhe them se na shërben shumë”. Kjo ishte sa për fillim. Pastaj u ambientova shpejt me grupin që kishte në përbërje futbollistë fantastikë. Më sherbeu shumë atmosfera që gjeta në skuadër e që më përfshinte mua në atë formë sikur të luaja me “dallgët e detit” prej përgjëgjësisë së madhe që ndjeja. Mësova vërtetë shumë nga përulësia e thjeshtësia e emrave me të cilët kariera ime nisi të ecte e zhvillohej vërtetë me shumë pozitivisht.

Ndeshja ime e parë me “Traktorin” e Lushnjes

Kam luajtur përkrah Muharrem Kariqit, Mjeshtrit të Madh Kavajas, të papërsëritshmit për nga klasi shumë i lartë teknik. Rrema iashte nga ata që ta fusnin topin edhe në “xhep”. Prandaj ndjehesha fatlum kur unë po filloja karierën sepse ai ishte drejt mbylljes së saj. Me Lushnjen kujtoj se ne fituam në fushën e vjetër dhe publiku ynë festoi shumë. Ndonëse rezultati qe i ngushtë 1-0, sepse Lushnja lunate tmerrësisht në mbrojtje në formën e një “bunkeri”. Goli u shënua nga vëllai im i madh Bujar Pagria dhe “Besa” tregoi karakter të lartë sportiv në fushë. Ishte një ditë që nuk do ta harroj kurrë. E kisha ëndërruar shumë këtë debutim të parë dhe falë mjeshtrave me të cilët luajta them se “hodha shpejt prapa krahëve” cdo emocion që ka kushdo që vjen nga ekipet e moshave më të vogla dhe luan te skuadra e madhe e të rriturve që dihet se në Kavajë ka qenë gjithnjë simbol vlerash.

Te Luftëtari dhe te “Butrinti” luajtja si… ushtar

Ka qenë viti 1975 kur në një ndeshje me “Luftëtarin”, drejtuesit gjirokastritë mu lutën dhe më thanë eja të luash për ne duke kryer dhe shërbimin ushtarak. Klubi gjirokstartit u interesua me cdo detaj dhe unë kalova atje dhe luaja deri në vitin 1977 (për dy vitet e ushtrisë) titullar në formacion. Ata kishin respekt të madh për jabanxhinjtë edhe pse “Luftëtarin” e gjeta si një ekip me “super yje” nga emra si: Sefedin Braho, Dhori Kaluci, Luan Seiti, Spiro Curri, Milto Gurma, Astrit Boni, portieri Caro, etj. Në Jugun e Shqipërisë “Luftëtari” i Gjirokastrës ishte ndër skuadrat më të mira. Ndeshjet e mia më të vështira unë quaja përballjet me “Besën” e Kavajës, skuadrën e vendlindjes. Sepse kundëershtarë në fushë kisha shokët mi ,me të ciët isha rritur dhe u formova si futbollist.

Kalimi 6 muaj të “Butrinti”i Sarandës

Edhe kjo skuadër mbështetej te “Luftëtari”. Drejtuesit e “Butrintit” më kërkuan me emër që ti ndihmoja për 6 (gjashtë) muaj sa të ngjiteshin në kategorinë e parë. Ishin ata që zgjidhën me mirëkuptim kalimin tim në Sarandë. Ky ekip patjetër ishte më i vogël por me meritë qëndronte në vendin e parë në grupin e Jugut në kategorinë e dytë. Kujtoj dy ndeshjet me “Beslidhjen” (që ishte e para në grupin e Veriut) për ngjitjen në kategorinë e parë (sot quhet Elitë). Në Sarandë ndeshja përfundoi në barazim dhe duke qenë se “Butrintit” ju donte fitorja por që nuk e arriti dot, në Kategorinë e parë u ngjit “Beslidhja”. Kujtoj në këtë ndeshje për “Butrintin” u dha një penallti. Unë e mora topin për të gjuajtur por duke qenë jabanxhi dhe pak i njohur në këtë qytet, ishte shkodrani Besim Basha ish-lojtar nga “Vllaznia” që lunate prej një kohe më të gjatë se mua në Sarandë. Ai që mu lut ta gjuante 11-metërshin. Kjo, sic më pohoi Ai, ngaqë kishte “inate të vjetra” me Lezhjanët. Për fat të keq ai e humbi penalltinë dhe kjo ngjarje vërtetë mbaj mend se i mërziti shumë gjithë sportdashësit Sarandjotë. Ndërkohë kjo qe dhe periudha që unë u ktheva nga Saranda në Kavajë me ushtri të përfunduar.

Disa ndeshje të vecanta për Kujtim Pagrinë.

Më kanë ngelur peng fitorja në Lezhe 2-0 kur unë sapo isha mkthyer nga shërbimi ushtarak. Ne fituam 2-0 dhe festa filloi në Lezhë dhe mbaroi në Kavajë deri në të gdhirë në mëngjes. Sportdashësit i kujtoj tepër entuzmuar sepse patëm një skuadër ku Dashnor Bajaziti qendërsulmuesi jonë krysor pati deklaruar se: “Lezha ta bëjë portën dhe të e Kalaja e saj e Skëndëerbeut ne do shënojmë dhe do fitojmë”. Dhe Dash Bajaziti i madh e mbajti fjalën. Shënoi dy gola dhe ne fituam të drejtën e luajtjes ne finale me Naftëtarin., Dy ndeshje këto me një histori edhe më të vecantë.

Asnjë karton në karierën e tij nuk ka marë KUJTIM PAGRIA duke qenë kështu lojtori më “fayer-play” i të gjitha kohrave në futbollin Kavajas dhe jo vetëm.  Sigurisht arbitrat duke parë lojën time teknike sa herë kisha topin në zotërim mahniteshin për këtë stil veprimesh në fushë. Që, kurrë nuk lidheshin me lojën e ashpër e jo më të dhunshme. Prandaj kisha fituar imunitet special në këtë drejtim. Ky rekord që mbaj edhe sot e kësaj dite, patjetër që më gëzon.

Në lamumirën e karierës, ose varjen e “këpuceve në gozhdë” sic thuhet ndryshe, KUJTIM PAGRIA patjetër që u prek shumë. Ajo ceremoni dhe gjithë sportdashësit Kavajas që qëndronin në këmbë në shkallët e stadiumit “Besa” që ishte atë ditë plot e për plot dhe më duartrokitnin papushim, më rrënqethi shumë. Fanelën me nr. 10 ja kam dorëzuar Shpëtim Celës që në fakt luante gjithnjë luante me fanelën me nr. 6. Ky lojtar luante më shumë si qendërmbrojtës i lirë se sa si mesfushor. Por e kujtoj që edhe Shpëtim Celai e përjetoi këtë moment si një ngjarje të madhe të karierës së tij.

Pasi Dashnor Bajaziti la futbollin, në mënyrë unanime ishte vendosur që te Besa, deri në ditën e fundit që kam luajtur në fushë, shiritin e kapitenit ta mbaja unë, tregon KUJTIM PAGRIA. Nuk ishte një gjë e tjhjeshtë dhe e e lehtë sa c’duket nga jashtë. Ishte brenda në fushë një përgjegjësi shumë e madhe. Jam përpjekur ta justifikoj më së miri këtë rol. Pasi duke patur punë me kapitenë që ishin emra të mëdhenj në skuadrat e tjera, edhe “Besa” ime e zemrës, ma kishte votëbesuar këtë detyrë prej kontributeve konkrete që unë dhashë nga fillimi e deri në fund të karierës sime.

Kur Besa doli kampione vjeshte.

Ka qenë viti 1978 kishim një skuadër të shkëlqyer me trainer Hasan Germani. Bëmë shumë fitore radhazi. Por dy nga ndeshjet më spektakolare ishin fitorja 3-2 në Elbasan dhe ajo 3-1 me Flamurtarin në Kavajë. Ishim të gjithë kavajas që kishim vite që luanin sëbashku, por patëm dhe një mentalitet që trainer ynë na e përsosi fuqishëm. I vetmi problem më shumë psikologjik se sa sportive, ishte ndeshja me Partizanin në Kavajë ku ne humbëm 1-3 dhe “Besa” shkëmbeu vendet në renditje më Partizanin. Duke mos mbajtur në vazhdim ritmin ashtu sic duhet, ne e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë, por në fakt këtë vit e them me plot gojën, se ne (“Besa”) e meritonim të ishim kampion të Shqipërisë. Kështu thonin edhe shumë sportdashës në cdo qytet ku ne luanim dhe na duatrokitnin. Edhe ata dëshorinin që “Besa” me aq shumë histori dhe traditë, të shpallej qoftë edhe një herë të vetme kampione. Gjë që për fat të keq tonin po dhe të brezave të tjerë para dhe pas nesh, nuk ndodhi.

Familja PAGRIA, futbolli qe bërë kryefjalë

Kujtimi është djali i 5-të i familjes Pagria që përbëhej nga 6 (gjashtë) djem dhe një vajzë. Babai quhet SELMAN dhe nëna ALIJE PAGRIA (OSMANI). Vëllezërit e Kujtimit quhen Shahin (i madhi) që ka qenë boksier te Teuta në Durrës, BUJARI që ka luajtur shkëlqyeshëm të “Besa” si sulmues, AFRIMI, EDUARTI, unë KUJTIMI dhe DURIMI. Motra e vetme quhet GJYLKA.  Nga KUJTIMI si kryefamiljar, bashkëshortja DINA që, për fat keq ka ndrruar jetë që nga viti 2011, vajza STELA dhe djali MARIO, i cili ka luajtur në Greqi në ekipet e të rinjëve “Ethnikos Asteria” të Atinës dhe madje pak kohë erdhi dhe luajti dhe në qytetin e vendlindjes së babait të tij në Kavajë, duke u ingranuar këtu me “Besën” e Kavajës, edhe pse për një kohë fare të shkurtër. Mario lunate si qendërsulmues. Ishte sallaks dhe me cilësi të mira. Vajza ime Stela, është martuar me Olgert Davidhi që ka punuar Ushtarak i lartë. Nipi im quhet DANIEL dhe është 3 vjec momentalisht. Shpresojmë se ai do të luajë futboll duke i ngjarë gjyshit të tij.

Kujtimi nga viti 1991 deri në 2013 ka jetuar në kryeqyetin e Greqisë në Athinë. Atje kishte një dyqan dhe aty punonte. Por problemet e mia të para, shprehet Kujtimi, ishin me gjuhen greke që nuk e dija fare. Mergjithatë vitet kalonin dhe eca dhe unë në këtë pjesë duke mësuar gjuhën e vendit fqinjë ndonëse jo dhe aq mirë. Më thanë që të meresha me ekipet zinxhit të “Akadmisë Roca” por unë nuk dëgjova sepse nuk mund të shkëputesha nga aktiviteti privat që e pata ngritur me shumë mund, me dyqanin tim, që duhet thënë se më mbante më shumë “lidhur” nga sa e mendoja.

Vecmas periudhës së futbollit KUJTIM PAGRIA ka punuar në Uzinën e Gozhdë Bulonave në Kavajë dhe në Punishten e Embëlsirave që i përkiste NTAN-it. Këtu Kujtimi punoi deri sa iku në Greqi. Në pension ka dalë në mënrë të dyfishtë dhe në shtetin grek dhe në Shqipëri. Në Greqi mosha është 67 vjec për pension dhe këtu te ne 65 vjec. Me masën e të dyja pensioneve sëbashku Kujtimi jeton sot. Që kur u kthye nga Greqia në fillim të vitit 2014 e gjer më sot KUJTIM PAGRIA jeton në Tiranë duke patur një banesë në kyeqytet, vend të cilin dihet se e preferojnë të gjithë, në vecanti ata që vijnë nga qytetet e vogla apo provincat.

Shokët e KUJTIM PAGRISË, jashtë futbollit

Kam patur shumë të tillë dhe të më falin që si përmend të gjithë. Por Bashkim Teliti kla qenë ndër shokët e mi më të ngushtë. Shoqria e shkollës me dr. Vladimir Doka, dhe të tjerët si Tahir Okshtuni, Lavdërim Rraklli, Vigan Dërvishi, etj. patjetër është paharruar. Por jeta na ndau në pozicione të ndryshme. Megjithatë me ta jemi miq e shokë deri në pavdekësi mund të them. Edhe nga jeta e përditshme në lagjen te rrugica që shkon për në fshatin Cetë kam patur shumë shokë fëmijërie. Tani që jetoj në Tiranë, për shkak të emrit të mirë që kam bërë në sport, te “Besa” e Kavajës, kam njohur dhe shumë miq të rinj. Sigurisht ata nuk ma zevendësojnë me asgjë Kavajën time të dashur. Por në kushtet e reja me respektojmë dhe sigurisht që edhe unë ua kthej atyre më të njëjtën “monedhë” respketin.

Fotot e paharruara me Dejan Savicevicin dhe Zhan Pier Papenë

Kur unë jetoja në Graqi dhe në Athinë u luajt finalja e madhe e Kupës së Kampioneve mes Milanit dhe Barcelonës e cila u fitua nga italianët 4-0, pata fatin dhe rastin që të bëja dy foto të vecanta me yjet e mëdhenj rtë futbollit Europian e botëror Dejan Savicevic c dhe Zhan Pier Papen. Kolosë në llojin e tyre, për futbollin spektakolar dhe reputacionin që gëzonin kudo. U ndjeva vërtetë mirë dhe këto foto edhe sot, që ka kaluar shumë kohë, mua më zgjojnë kujtime vërtetë të paharruara", mbyll rrëfimin e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga