Elbasani
Elbasani dhe Partizani do të përballen këtë të premte në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 18:00.
Verdheblutë janë në hall për këtë duel. Kjo për shkak të një mungese të rëndësishme, siç është ajo e bomberit të javëve të fundit, Blaise Tsague, i cili nuk do të jetë i gatshëm.
Tsague do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë këtë sezon, katër. Vendin e këtij të fundit na majë të sulmit, pritet ta marrë Fatjon Bunjaku.
Poll
