
Moussa Dembele po bën një sezon fantastik me Lyonin. Sulmuesi ka arritur të realizojë 16 gola në kampionat dhe të kapë shifrën e dy assisteve. Dembele është i tre-ti në listën e golashënuesve, me Mbappe dhe Ben Yedder që kanë bërë më mirë.
Në derën e klubit francez kanë trokitur shumë ekipe, por asgjë konkrete. Me shumë mundësi, ajo që do jetë përcaktuese është vera.
Fillimisht, Dembele do kërkojë të ndihmojë ekipin e tij të arrijë zonën Champions. Golat e tij kanë qënë vendimtar deri në ndërprerjen e kampionatit për shkak të Coronavirus. Kjo e fundit ka thënë fjalën e saj edhe në Francë, me numrin e të prekurve që sa vjen e rritet.
Poll