Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

150 mijë euro nga TVSH për transmetimin e një tjetër eventi sportiv, zbuloni për çfarë kanë paguar kaq shumë

Shkruar nga NEWSPORT
150 mijë euro nga TVSH për transmetimin e një tjetër eventi

Televizioni Publik Shqiptar e ka ndarë mëndjen këtë sezon të konkurojë me Supersport apo dhe Tring Sport përsa i përket transmetimeve sportive. Pasi kanë siguruar transmetimin e disa eventeve sportive, TVSH ka nisur transmetimin ekskluziv të Moto GrandPrix. Burime të afërta pranë këtij institucioni kanë zbuluar për newsport.al shifrën e madhe që është paguar për të fituar të drejtën e transmetimit. 150 mijë euro ka paguar TVSH për të realizuar këtë marrëveshje dhe nisur transmetimin. TVSH Sport do të jetë një kanal ndryshe në këtë sezon të ri dhe me ardhjen e drejtorit Thoma Gëllçi ky stacion nuk do të ketë më transmetim arkivi por do të kërkoj të jetë gjatë gjithë kohës live me evente të ndryshme sportive.

Poll

Lexo gjithashtu