
Premier League vijon të mbetet destinacioni i tij i preferuar, mirëpo për Willian ka interes edhe nga Italia. Sipas “Il Messaggero”, 31-vjeçari i është propozuar Interit dhe Juventusit, por ka qenë vetë sulmuesi që ka ndërprerë negociatat për arsye personale.
Atij iu ofrua edhe Roma si opsion, duke qenë se në krye të kryeqytetasve ishte një njohje e vjetër si Fonseca. Por, sulmuesi kërkoi një kontratë 3-vjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon duke bërë që mos të ketë një marrëveshje. Kësisoj, Arsenali dhe Tottenham priten të jenë destinacioni i ri i tij, mes të cilave duhet të zgjedhë njërën skuadër.
Poll