
Ka qenë një nga talentet e futbollit shqiptar dhe në karrierën e tij ka luajtur me Skënderbeun, Dinamon dhe Partizanin, por më pas vendosi të jetonte në Amerikë, ku ka vazhduar të merret me futbollin, si lojtar dhe ndihmëstrajner. Rigels Qosa shfaqet në këtë foto, duke ndjekur një ndeshje të Europianit të Francës dhe kuptohet lehtë me cilën skuadër është tifoz, ashtu si dhe bashkëshortja e tij, që kanë veshur fanellat e Kombëtares së Gjermanisë. Kuptohet, eliminimi ka sjellë zhgënjim tek ish-lojtari i njohur korçar.
Poll