
Liverpool do të presë në “Anfield” skuadrën e Arsenalit. Një takim që premton spektakël, teksa përballë do të jenë Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp. “Topçinjtë” janë kryesuesit e Premier League, ndërsa “The Reds” renditen në vendi e 8-të, shumë larg pritshmërive.
Djemtë e Artetës kanë koleksionuar 7 fitore rresht në kampionët, por fitorja e fundit në “Anfield” daton 11 vite më parë. Nga krahu tjetër plot me oshilacione janë djemtë e Klopp dhe tashmë zona Champions është shumë larg tyre.
Por për vetë historisë së përballjeve mes tyre, ky takim pritet me inteeres dhe premton të dhurojë spektakël, ndërsa dy trajnerët do të rreshtojnë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Diogo Jota, Gakpo.
Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Ëhite, Gabriel M., Holding, Zinchenko; Partey, Xhaka; Trossard, Odegaard, Martinelli; Gabriel Jesus