
Manuel Neuer është rikuperuar dhe ky është padiksutim një nga lajmet më të mira që Bayern Munich mund të merrte. Portieri prej muajsh ka zhvilluar stërvitje intensive për të fituar sa më shpejt formën e duhur.
Gjermani është grumbulluar tashmë për sfidën e radhës në kampionët, teksa Thomas Tuchel ka vendosur ta bëjë pjesë të listës për ndeshjen me Mainz që do të luhet ditën e nesërme në transfertë duke nisur që nga ora 18:30.
Kujtojmë se Neuer ka gati 11 muaj që qëndron larg fushave të blerta, me kapitenin që u dëmtua në gju duke bërë ski në dhjetorin e vitit të kaluar.
Poll