
Karim Benzema mund të konsiderohet pa frikë njeriu i momentit te skuadra e Real Madrid. Sulmuesi francez ka arritur të shënojë 11 gola në 15 ndeshje duke qenë lojtari kyç për madrilenët. Tashmë të gjitha kampionatet janë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, por këtë "pauzë" do ta shijojë edhe francezi.
Ai, prej kohësh nuk grumbullohet më në përfaqësuesen e Gjelave. Performanca e 31-vjeçarit ka qenë e shkëlqyer dhe te Real Madrid kanë kthyer sytë nga Didier Deschamp. Shifrat flasin në favor të Benzema-s, ndaj në klub janë të bindur që shtatlarti meriton një ftesë nga kombëtarja e "Gjelave". Kujtojmë që ai është lënë jashtë përfaqësueses franceze pas skandalit seksual që u përfshi në vitin 2015-të.