Ferrari ka prezantuar modelin e ri të makinës së saj SF1000, me të cilën do të marrë pjesë në garat e Formula 1 për vitin 2020. Një ngjarje spektakolare në teatrin "Romola Valli" në Reggio Emilia, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e "Kokëkuqes". Motorr dhe pamje e rinovuar, për një sezon që premton surpriza në pistë.
Emri i makinës përkon me faktin që Ferrari do të fillojë garën numër 1000 në xhirron e parë të kampionatit të këtij viti. "Sapo e shohim këtë vepër, këtë vit qartë do të jetë një kampionat i fortë dhe ne kemi hedhur kandidaturën për titull qoftë për konstruktorë apo pilot", është shprehur Luis Camilleri, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm.


              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       