
Kur merkatoja do dhe pak ditë të hapet zyrarisht, lajmet e fundit që qarkullojnë po bëjnë me "dhimbje" zemre të gjithë, kjo për shkak të shifrave të mëdha që fliten për blerjen e lojtarëve më në zë të momentit.
Mediat spanjolle sot kanë shkruar se lëvizja e fundit që PSG-ja po bën është e frikshme. Klubi francez është hedhur në sulm për Cristiano Ronaldon dhe për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, PSG ofron 100 milionë euro dhe mesfushorin Julian Draksler.
Kjo ofertë e çmendur nga francezët ka ardhur në momentin kur Real Madridi ka hedhur "grepat" për afrimin e Neymarit në merkaton e janarit. Nëse kjo gjë arrihet, do të ishte lëvizja më e bujshme që ka ndodhur ndonjëherë në botën e futbollit, por mbi të gjitha një goditje e madhe për tifozët e Realit, të cilët do ta kenë tepër të vështirë të shohin "yllin" e tyre duke luajtur për fanelën e PSG-së.