
Javë reflektimesh për botën e futbollit pas krizës së Koronavirus e cila tashmë do të shkaktojë dëme të konsiderueshme ekonomike nga ku do të preket edhe tregu i transferimeve. Megjithatë klubet e mëdha të Europës nuk ngurrojnë të bëjnë blerje marramendëse.
Real Madrid është në përpjekje për të afruar sulmuesin Mbappe i cili ndodhet afër kalimit tek ekipi i Zidane. Megjithatë madrilenët nuk do të ndalen vetëm këtu pasi në objektivat e tyre është vendosur edhe yllii Juventus Paulo Dybala. Siç raportojnë mediat spanjolle, Real Madrid do të ofrojë 100 milion euro për transferimin e argjentinasit në La Liga duke i plotësuar dhe një dëshirë Dybalas pasi më parë ka shprehur dëshirën për të qenë në një kampionat me Messin.