
Ekipi i Kamzës ka zhvilluar një merkato të mirë deri më tani. 9 lojtarë janë zyrtarizuar, por nuk mjafton me kaq, pasi dihet se konkurenca në kampionat do jetë e ashpër, ndaj dhe drejtuesit e klubit kanë menduar të mos mjaftohet me afrimet e deritanishme.
Reparti i cili ka nevojë për përforcim është ai i sulmit, me të cilin po punohet aktualisht. Pritet që ditët në vazhdim, ekipit t'i bashkohet edhe 7 lojtarë të tjerë, të cilët do vihen në urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu. Financat e klubit janë përmirësuar ndjeshë, pasi përveç dyshes Mziu-Qarri, të gatshëm kanë qenë dhe disa sponsor të tjerë, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre për ngritjen e Kamzës në nivelin e një ekipi Superlige.
Ekipi për momentin është duke zhvilluar një fazën përgatitore në Maqedoni, ku nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Ndreu, po shihet nga afër gjendja e lojtarëve për të bërë më pas seleksionimin e titullarëve.