Arbër Hoxha u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Dinamo së Zagrebit, transferim i paralajmëruar më parë nga Newsport.al. Për kartonin e sulmuesit shqiptar është paguar te klubi i Slaven Belupo në Kroaci.
Plot 1 milion euro u derdhën në arkën e Slaven Belupos, tregon “transfermarkt”. Dinamo Zagreb ka fituar përballë konkurrencës me Ferencvaros.
Transferimi i Arbër Hoxhës me shumë gjasa i kalon 2 milionë euro. Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë në Kroaci, ku për 18 ndeshje ka shënuar 4 herë gol. Po ashtu dhe ka asistuar 3 herë të tjera, duke qenë në qendër të vëmendjes.
Poll