
Barcelona mori sot lajmin se njëri prej futbollistëve të saj ishte I konfirmuar me Covid-19 pas testeve të kryera. Mediet në Spanjë kanë zbuluar se mbrojtësi Jean Clair Tobido rezultoi pozitiv, ndërsa është mirë dhe asimptomatik. Lojtari është I vetëizoluar ndërsa Barca do udhëtojë drejt Lisbonës për duelin Champions me Bayern Munich (14 gusht).
All - Paragraf - 3
Lojtari prej janarit 2020 ishte I huazuar te Schalke në Bundesligë, duke marrë më shumë minuta. Francezi tanimë ishte rikthyer me katalanasit në stërvitje dhe pas testeve rezultoi pozitiv me Covid-19 duke alarmuar blaugranat. "Jam mire, nuk kam simptoma dhe jam në izolim", shprehet 20 vjeçari.
Poll