Superliga e Kosovës mbyll sot “siparin” e javës së 33-të së saj.
Ballkani i Ilir Dajës arriti të mposhti me përmbysjë Dritën 2-1 ne dueli direkt për titull.
Ishin gjilanasit ata që kaluan në avantazh të parët në minutën e 43-të më anë të Jasharit. Por festa e vendasve zgjati vetëm 2 minuta pasi miqtë arritën të barazonin me anë të Korenicas duke shkuar kështu me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë fillojë me ritëm nga të dyja skuadrat por ishin suharekasit ata që në mintën e 85-të arritën të gjenin dhe golin e dytë me anë të Devollës.
Tashmë të dyja ekipet janë me pikë të barabarta por Drita renditet e para pasi në ndeshje direkte ka 1 gol më shumë. Nga një fitore dhe 2 barazime ndajnë ekipet por suksesi 2-0 i ndeshjes së parë i jep të drejtën ekipit gjilanas për vendin e parë.
Paralelisht u luajtën edhe Llapi Ferizaj dhe Prishtina me Gjilanin të cilat u mbyllën pa gola.