
Manchester United duket se nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezzon në Premier League. “Djajtë” në 5 javë kampionat kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore, të barazojnë në dy sfida dhe të humbasin po dy të tjera. Rezultate këto që e rendisin skuadrën e Erik Ten Hag në pjesën e fundit të klasifikimit.
Por përveç kësaj, United nuk po kalon një moment pozitiv as në dhomat e zhveshjes, pasi tashmë tensioni dhe marrëdhënia mes timonierit holandez dhe Jadon Sanchos dihet, apo dhe rasti i Antonyt.
Pas humbjes me Brighton , Christian Eriksen analizoi situatën, ndërsa theksoi se duhet fat për të kaluar këtë moment të vështirë që skuadra po kalon.
“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer. Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën“, ka theksuar danezi.