[caption id="attachment_9655" align="alignleft" width="225"] Drejtori Sportiv i Partizanit, Genci Tomorri dhe Gresild Like[/caption]
Partizani ka bërë vetëm dy blerje për këtë sezon, ndërsa ka rinovuar për Europën me Agustin Torrasan dhe Xhevahir Sukajn. Ndërsa mbeten të tjerë emra që duhet të rinovojnë për të ardhmen, apo dhe blerje për të mbyllur vendet bosh. Ndërsa klubi ka vazhduar me strategjinë, duke konfirmuar lojtarët e ardhur nga skuadrat e të rinjve.
Sot ka firmosur Gresild Like, i cili ka luajtur për ekipet zinxhir të të kuqve dhe tashmë është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës duke u vënë nën kontratë. Mësohet se ka firmosur për katër vite, kështu që ai do të jetë pjesë e "demave" deri në vitin 2020. Like luan në sulm dhe me ekipin U-19 të Partizanit ka shënuar 21 gola këtë vit.