Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Zbrazet Teuta, “djali i shtëpisë” largohet nga bregdetarët

Shkruar nga NEWSPORT

Arbër Çyrbja nuk do të jetë më pjesë e Teutës. 14 vite karrierë, plot 10 prej tyre me fanellën e durrsakëve “lëkurën e dytë” të Çyrbjes. Është vetë 29-vjeçari i cili njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Anësori sezonin e fundit ishte pjesë e grupit por nuk u preferua si titullar nga stafi teknik. Në këtë mënyrë, dy palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin dhe tashmë Çyrbja mbetet futbollist i lirë në treg.

Arbër Çyrbja luajti 174 ndeshje me Teutën ku shënoi 17 gola e 11 asiste ndërsa ka fituar edhe 1 herë Kupën e Shqipërisë. Veç Teutës, Çyrbja ka mbajtur veshur edhe fanellat e Erzenit, Elbasanit, Egnatias, Kukësit dhe Gjilanit në Kosovë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga