
Tashmë nuk ka më dyshime, Atletiko Madrid firmos me Mousa Dembele. Kryesuesit e La Ligas kanë gjetur menjëherë pasuesin e Diego Costas që pak ditë më parë vendosi të largohej nga Madrid.
Në faqen zyrtare, Atletiko e ka bërë zyrtare afrimin e Dembele nga Lyon si huazim me të drejtë blerje. Sulmuesi francez pritet t'i kushtojë rreth 35 milionë euro skuadrës madrilene nëse vendosin që ta blejnë fund të sezonit.
Në pjesën e parë të sezonit, Dembele luajti në 16 ndeshje me Lyonin në kampionatin francez dhe arriti të shënonte vetëm një gol, ndërsa tani 24-vjeçari do të luajë për herë të parë në La Liga.
¡ #BienvenidoDembélé !
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 13, 2021
Acuerdo con el Olympique Lyonnais para la cesión de @MDembele_10 para lo que resta de temporada.
ℹ https://t.co/HrwKGmjlTg
#AúpaAtleti pic.twitter.com/Hau4fRlhLl