
Kingsley Coman ka vendosur të qendrojë të Bayern Munchen. Sulmuesi francez kishte vendosur të largohej në fund të sezonit kur i përfundonte kontrata, por ditët e fundit ka ndryshuar mendje. Sot, Coman ka firmosur kontratën e re me kampionët e Gjermanisë dhe do të qendroj të paktën deri në 2027.
Lajmi është konfirmuar nga Bayern Munchen në rrjetet sociale teksa bëjnë me dije rinovimin me lojtarin. Pas firmës, 25-vjeçari është shprehur se dëshiron të fitojë një tjetër Champions League me Bayern.
“Jam shumë i lumtur sepse Bayern është një nga klubet më të mira në botë dhe e di që kemi ende qëllime të mëdha për të arritur. Jam këtu që nga viti 2015, është një familje e madhe, gjithçka është perfekte. Kam përpara vitet e mia më të mira si futbollist dhe jam i lumtur që mund t'i kaloj në Bayern. Qëllimi më i madh është të fitojmë sërish Champions League”, u shpreh Coman pas firmës.
#King2027pic.twitter.com/JCG2icUhKT
— FC Bayern München (@FCBayern) January 12, 2022