
UEFA ka zyrtarizuar hetimin disiplinor për Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën në lidhje me iniciativën e tyre për krijimin e Superligës së Europës, në kundërshtim me të gjithë rregullat e organizmave ndërkombëtare.
Hetim disiplinor, kështu e cilëson UEFA në komunikatën e saj të lëshuar pak më parë në lidhje me një shkelje të mundshme të kornizës ligjore nga tre klubet që ende nuk kanë hequr dorë.
"Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët disiplinorë dhe etikë të UEFA-s janë udhëzuar sot të kryejnë një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me i ashtuquajturi projekt "Super League". Informacione të mëtejshme mbi këtë temë do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur", shkruan UEFA.