Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ U rikthye pas aventurave në Kosovë, klubi shqiptar ndërpret bashkëpunimin me kapitenin

Shkruar nga NEWSPORT

Tërbuni ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me Vilson Lilën. Mbrojtësi 32-vjeçar u afrua sezonin e fundit në Pukë, pasi luante në Kosovë prej vitit 2019.

Lila mbajti dhe shiritin e kapitenit, teksa akoma nuk bëhet i ditur destinacioni i radhës. Kujtojmë se ka dhënë kontributin e tij dhe për skuadra si Kastrioti, Kukësi, ndërsa në Pukë e kishte rikthim sepse kishte luajtur rreth 3 vite nga viti 2013.

Njoftimi i Tërbunit:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me mbrojtësin 32 vjeçar, Vilson Lila pas një sezoni. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Vilsonin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Lila, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë ndaj tij, presidencen dhe stafin teknik duke shprehur vetem mirnjohje dhe dashuri për këtë klub i cili ka kontribuar gjatë për këtë fanellë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga