
Besart Ibraimi është larguar nga Shkëndija e Tetovës pas 6 vitesh. Ditën e sotme klubi kuqezi dhe vetë lojtarin konfirmuan "divorcin", por sulmuesi nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Po sot, Ibraimi ka firmosur me Xanthi, skuadrën greke që militon në ligën e dytë të Greqisë.
34-vjeçari ka firmosur kontratën dhe është fotografuar me fanellën e Xanthi e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit grek. Ibraimi ishte opsion edhe për disa nga klubet e Superligës shqiptare, por siç duket oferta e Xanthi e ka bindur me shumë bomberin shqiptar.
Poll