
Donald Rrapo bëhet me skuadër të re. Mesfushori u largua nga Kukësi disa javë më parë, ndërsa tani i ka surprizuar të gjithë duke firmosur me Labërinë në Kategorinë e Dytë.
31-vjeçari ka luajtur shumicën e karrierës së tij në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa tani ka pranuar ofertën e Labërisë në Kategorinë e Dytë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra vlonjate përmes një postimi në rrjetet sociale dhe Rrapo është bashkuar menjëherë me ekipin në stërvitje. Labëria ndodhet në vendin e 2-të me 26 pikë, 3 pikë më pak se Flamurtari i vendit të parë dhe objektivi kryesor është ngjitja në Kategorinë e Parë.
Postimi i Labërisë:
FC LABËRIA zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Donald Rapo. Mesfushori 31-vjeçar pas eksperiencave te Kukësi , Laçi , Luftëtari , Burreli dhe Olimpic FC do të jetë pjesë e Labëve në Kategorinë e 2. Rapo i cili ka nënshkruar me Labërin sot është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Arlind Rustemi.