Eliminimi nga Kupa e Kosovës i ka kushtuar pankinën Shpëtim Duros, i cili pas humbjes me KF Vëllaznimi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dritës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit kampion të Kosovës ku thekson se prishja e kontratës ka ndodhur pas pëlqimit të dyanshëm.
Duro mori drejtimin e skuadrës kosovare në shtator të vitit 2018. Në të shkuarën, tekniku 59 vjeçar ka drejtuar skuadra të njohura në Kategorinë Superiore, si Partizani, Flamurtari, Skënderbeu e Vllaznia.
Te Drita, tekniku kryeqytetas e kishte eksperiencën e tij të dytë jashtë vendit, pasi më parë drejtoi Shkëndijën në sezonet 2013-2014 dhe 2015-2016.
Komunikimi zyrtar i klubit:
Dorhiqet kryetraineri SHPËTIM DURO
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqje kryetreneri Duro!
Pas një takimi që kishim menjëher pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!
Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!
FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!
FC DRITA
