
Jack Grealish është lojtari më i ri i Manchester Cityt. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi, i cili ka njoftuar gjithçka në rrjetet sociale. Sulmuesi vjen nga Aston Villa dhe ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me "Qytetarët" deri në vitin 2027.
Futbollisti është blerë me një shifër rekord. Për të bindur Aston Villa për transferimin, është dashur të derdhen në arkat e këtij klubi plot 100 milionë euro. Blerja e sulmuesit Grealish ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Guardiola, me teknikun që ka kohë që e ndjek. Tanimë, ai do ketë në dispozicion një nga më të mirët.
HE'S HERE!
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2021
We are delighted to announce the signing of @JackGrealish on a six-year deal.
Welcome to City, Jack!
#ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/5Y3gMREmKL