
E ardhmja e Marcus Rashford duket se ka marrë një drejtim të qartë. Sipas portalit “footmac”, sulmuesi anglez është i gatshëm ti bashkohet Fenerbahces në Turqi. “Strumullari” i kësaj lëvizje është as më shumë e as më pak se Jose Mourinho. Pikërisht trajneri portugez ka qenë në gjendje të bindi yllin e “Tre Luanëve” ti bashkohet gjigandëve turq.
Fakti që Mourinho ka drejtuar më herët Rashfordin te Manchester United ka krijuar rapor të mirë mes tyre. Më herët Marcus u tha se ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por gjërat kanë marrë tjetër trajtë në momentet e fundit.
Jose pretendon të krijoi një ekip ambicioz, të aftë të konkurrojë jo vetëm brenda Turqisë, por edhe në komepticionet elitare. Tashmë “topi” i kalon Fenerbahces për të bërë ofertën e duhur kundrejt Manchester United, pasi futbollisti 27-vjeçar ka kontratë me anglezët deri në verën e vitit 2028.