
Mbrojtësi Goran Siljanovski është larguar nga Dinamo dhe ditën e sotme, është zyrtarizuar tek ekipi maqedonas, Bregalnica. 31-vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje, pas rënies nga Kategoria të Dinamos.
Siljanovski ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit në të shkuarën në futbollin shqiptar, ndërsa tashmë, do të rikthehet në elitën e futbollit maqedonas, ku më parë ka luajtur me ekipe si Makedonija GP, Vardar, Renova dhe Rabotniçki.
Për Siljanovskin, kishte interesim nga disa skuadra të tjera të Superiores, por vendimi i 31-vjeçarit ka qenë të largohet nga Shqipëria dhe të vazhdojë karrierën e tij në Maqedoni, për të qenë më pranë familjes dhe për të mbyllur karrierën në vendlinje.
Poll