ZYRTARE/ Tite e la jashtë Botërorit, ylli brazilian nis aventurën në Premier League
Shkruar nga NEWSPORT
Atletico Madrid ka mbyllur marrëveshjen me yllin brazilian, Matheus Cunha. Pas një sezoni e gjysëm me ekipin spanjoll, sulmuesi 23 vjeçar tashmë do të vijojë karrierën e tij në Angli.
Wolves ka qenë prej kohësh e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid dhe tashmë është konfirmuar çdo gjë. Cunha do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje nga klubi anglez.
Verën e ardhshme Wolves do të duhet të paguaj shifrën prej 43 milionë eurove në arkat e Atletico. Kujtojmë që më heret Cunha ishte pjesë e Hertha Berlin, ku u transferua për shifrën e 30 milionë eurove në La Liga.
FOTO: