Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zyrtare/ Tirana prezanton rikthimin e bujshëm

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka nisur të prezantojë zyrtarisht përforcimet e verës. I pari në listën e lojtarëve që do ti bashkohen bardhebluve për sezonin e ri është Afrim Taku. Klubi në faqen zyrtare ka prezantuar sot rikthimin e mesfushorit duke e cilësuar si një lëvizje tepër cilësore për skuadrën e trajnerit Ilir Daja. Taku ka firmosur një kontratë një vjeccare dhe ka nisur zyrtarisht aventurën me Tiranën.

 

“Sot është bërë zyrtare rikthimi i Afrim Takut në shtëpi. Futbollisti 26-vjecar ka nënshkruar në ambientet e klubit një kontratë 1-vjecare dhe ka pozuar më pas me fanellën bardheblu si dhe me shallin e Fanatics duke qenë se është pjesë e tifozëve bardheblu. Taku një ditë më parë u bashkua me skuadrën në stërvitje për të nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Sot ka qenë rradha e prezantimit të tij dhe firmosjes së kontratës në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Rikthimi i tij në skuadër është një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Taku është produkt i Tiranës dhe është pjesë e bardhebluve prej vitit 2008. Në sezonin e fundit u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu rikthyer sërish në shtëpi. 26-vjecari luan si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qëndre dhe për trajnerin Ilir Daja është një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin e sezonit të ri”, shkruhej në njoftimin e klubit.

taku 1

taku 2

taku 3

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga