
Ditën e sotme skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e para disa ditëve në skuadër, shkodranin Ansi Nikaj. Nëpërmjet një postimi në facebook, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë konfirmuar lojtarin që iu bashkua në stërvitje para disa ditëve, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me të.
"Ansi Nika është zyrtarisht pjesë e Tiranës. Mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar sot kontratën që e bën futbollist bardheblu. Në ambientet e klubit, shkodrani ka firmosur një marrëveshje 2-vjeçare me Tiranën për të filluar një aventurë te re. Nika prej një jave ka zhvilluar stërvitje me skuadrën në “Skënder Halili” pasi kishte gjetur me parë akordin me drejtuesit e klubit, ndërsa sot, ai ka zyrtarizuar me firmë kontratën e tij të re. Nika është produkt i Vllaznisë ndërkohë që sezonin e fundit ka luajtur për skuadrën e Kukësit. Mesfushori luan në dy krahët e mesfushës dhe është vetëm 25-vjeç. Afrimi i tij te bardheblutë është një vlerë e shtuar për sezonin e ri. Nika është prezantuar sot në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” për të nisur zyrtarisht aventuren e re me Tiranën. KF Tirana i uron suksese mesfushorit", shkruhej në njoftimin e klubit.
[gallery columns="1" size="full" ids="14224,14225,14226"]