
Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munchen. Lajmin e konfirmon vetë klubi bavarez në rrjete sociale teksa ka zyrtarizuar teknikun gjerman në krye të ekipit. Pas shkarkimit befasues të Julian Nagelsmann, kreu i ri i pankinës do të jetë ish-trajneri i Chelsea që do të debutojë në një ndeshje shumë të vecantë.
Sfida e rradhës për bavarezët eshtë ajo e Der Klassiker përballë Borussia Dormtund, ekipi nga i cili u bë i famshëm edhe vetë Tuchel. Për ish-kampionin e Champions League, ishte e interesuar edhe Real Madrid për të zëvëndësuar Carlo Ancelottin që pritet të largohet në fund të sezonit.
Poll