
Liverpool ka konfirmuar se Jordan Henderson ka kryer me sukses një operacion në gju. Kapiteni i Redsave nuk luajti më shumë se gjysmë ore lojë ndaj Everton, duke dalë jashtë. Henderson i është nënshtruar një operacioni që do e mbajë jashtë deri në prill. Ka qenë vetë klubi nga Anglia që ka konfirmuar gjithçka.
30 vjeçari do humbase shumë ndeshje të rëndësishme, me të besuarit e Klopp që nuk janë duke kaluar momente të mira në kampionat. Kampionët e Premier League do shohin formën e rehabilitimit të Henderson dhe më pas stafi mjekësor do vendosë për afrimin e tij në stërvitje me kondicion të plotë.
Poll