Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

ZYRTARE/ Sezoni i ri nuk luhet, Ministria kthen përgjigje përfundimtare

Shkruar nga NEWSPORT

Nuk ka volejboll këtë sezon. Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje zyrtare Federatës së Vollejbollit duke vendosur që të mos lejojë zhvillimin e sezonit të ri. Volejbolli ishte një nga sportet që u mbyll gjatë pandemisë dhe që prej asaj kohe nuk është hapur më.

Federata e Vollejbollit ka bërë disa herë kërkesë zyrtare për të hapur këtë sport, ndërsa përgjigja nga Ministria ka qenë negative duke e konsideruar këtë sport si me rrezikshmëri të lartë. Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Volejbollit në Shqipëri, Erli Pëllumbi që e ka cilësuar si një përgjijgje të pakuptimtë duke parë që çdo gjë tjetër në Shqipëri është hapur, por edhe që volejbolli luhet në shumë vende të tjera në Europë.

Postimi i Erli Pëllumbit:

Mbas shume kerkesave te perseritura nga FSHV prej nje periudhe 8 - mujore dhe ne momentin kur mezi po prisnim ti riktheheshim fushes se lojes vjen dhe pergjigja me e pakuptimte e Ministrise se Shendetesise per te mos lejuar aktivitete ne ambjente te mbyllura te kampionateve kombetare te volejbollit. Nderkohe qe jane hapur e funksionojne palestrat fitness, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinemate, etj.,
Ministria e Shendetesise e konsideron sportin e Volejbollit me rrezikshmeri te larte ne perhapjen e COVID-19!
Çudia eshte kur mendon se volejbolli ka nje veçanti qe ekipet jane të ndare nga njeri-tjetri dhe lojtaret e të njejtit ekip qendrojne ne distance ne fushe e lojes e cila eshte minimalisht 800 m2.
Nderkohe ne te gjithe europen po luhet volejboll duke filluar nga Kosova,Mal I Zi, Serbi,Kroaci etj, per te kulmuar me Italine qe eshte edhe epiqendra e COVID-19 ne evrope. Ndeshjet e lega volley i ndjekin dhe spektatoret e distancuar. Fatkeqesi e madhe kjo qe po ndodh me lojrat me dore ne Shqiperi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga