
Erling Haaland u transferua në merkaton e verës nga Dortmund te Manchester City.
Viti i tij në parë në Premier League nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke u përshtatur menjëherë.
Norvegjezi këtë sezon me Cityn ka shënuar 35 gola në 32 ndeshje të zhvilluara. 22-vjeçari ka arritur të thyej shumë rekorde në vitin e tij të parë. Kjo gjë nuk është kaluar pa u vënë re në ishull.
Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit i ka dhënë sulmuesit të Manchester Cityt çmimin “Futbollisti i Vitit”.
Haaland nuk është futbollisti i parë i Cityt që e ka fituar këtë çmim, pasi para tij e kanë fituar: Sterling në 2019 dhe Ruben Dias në 2021.
Poll