ZYRTARE/ Real Madrid siguron mesfushën për 10 vitet e ardhshme, firmos me supertalentin që 'çmendi' Europën
Shkruar nga NEWSPORT
Arda Guler është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Lajmin e konfirmon më në fund klubi spanjoll të cilët me një postim në rrjete sociale njoftojnë tifozët për nënshkrimin e mesfushorit të talentuar. Arda Guler çmendi gjysmën e Europës me plot 15 ekipe të raportuara të cilët ishin në gjurmët e tij.
Madrilenët arritën të mposhtnin të gjithë rivalët kryesisht ata të Barcelonës që u refuzuan personalisht nga vetë 18-vjeçari. Guler shkëlqeu me ekipin e Fenerbahce dukë shënuar 9 gola e 12 asiste në 51 ndeshje, me vetëm 18 vite mbi supe.
Guler ka firmosur kontratën që do ta mbajë atë në Spanjë për 6 vitet e ardhshme dhe Real Madrid do të paguajë 20 milionë euro direkt plus të tjera në formë bonusesh me turqit që ruajnë edhe 20% të kartonit në rast shitjeje në të ardhmen.