Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ PSG "hap thesin", milionat sjellin në Paris një nga anësorët më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ PSG "hap thesin", milionat sjellin në Paris një nga

Achraf Hakimi është lojtari më i ri i PSG-së. Klubi francez ka bërë publik zyrtarizimin, me anë të një videoje interesante të publikuar. Mbrojtësi maroken vjen nga skuadra e Interit dhe shihet si një përforcim tejet i rëndësishëm për Parisin.

Në arkat e skuadrës milaneze janë derdhur 60 milionë euro, ndërsa 8 të tjera do merren në formë bonusesh. Kontrata e nënshkruar nga Hakimi do ta mbajë atë pjesë të PSG-së deri në vitin 2026, më saktësisht me 30 qershor.

Kjo është një goditje e rëndësishme në merkato, teksa në sezonin që vjen synohet jo vetëm fitimi i kampionatit por edhe triumfi në kompeticionin më të rëndësishëm për Klube, Uefa Champions League.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga