Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Prej një viti pa skuadër dhe shumë dëmtime, mbrojtësi argjentinas e mbyll me futbollin në moshën 34-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prej një viti pa skuadër dhe shumë dëmtime,

Ezequiel Garay e mbyll me futbollin e luajtur. Mbrojtësi argjentinas prej një viti ishte pa skuadër që pas larigmit nga Valencia e pas shumë dëmtimesh ka vendosur të "var këpucët".

34-vjeçari ka luajtur me Valencia, Zenit, Benfica, Real Madrid, Racing dhe Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, Garay ka njoftuar largimin përfundimtar nga futbolli i luajtur.

Në postimin e tij, mbrojtësi shprehet se koha për t'u larguar nga futbolli ka ardhur, ndërsa shpjegon gjithashtu se dëmtimet e shumë e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

"Sot me 16 korrik 2021, unë i dhashë lamtumirën karrierës time si futbollist. Duhet ta pranoj që do të më kishte pëlqyer, dhe isha i bindur që do ta shihja pensionimin tim më vonë, por nuk ishte e mundur.

Gjatë tre viteve të fundit kam qenë duke u përballur me një sëmundje. Është një lloj astritisi në kofshë të cilën e kam trashëguar nga lindja dhe me aktivitet fizik është përkeqësuar

Kisha dhimbje të mëdha që nganjëherë nuk mundja të ecja, duhej të merrja injeksione që të luaja. Por qëllimi im ishte vetëm të luaj futboll, ta shijoj dhe t'i bëj tifozët e lumtur

Në shkurt të vitit 2020 unë pësova një lëndim tjetër që u rikuperova, në fakt unë negociova me disa klube kur u riktheva. Por e vërteta është që nuk mundem, nuk mundem më të luaj dhe nëse do të pranoja një ofertë do të ishte si një lloj tradhtie për klub

Jam krenar me atë çfarë kam arritur, jam mirënjohës që kisha fatin të isha pjesë e Argjentinës. Falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kaloha kohë dhe më kanë bërë të lumtur, kam qeshur e kam qarë me ta. Dhe në fund, tifozët, të cilët më kanë dhënë emocione të mëdha.

Në fund, viktimat e këtij rrugëtimi, gruaja ime dhe fëmijët, faleminderit shumë. Sot fillon një udhëtim i ri në jetën time".

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga