Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Përforcohet klubi i Kategorisë së Parë, firmos me lojtarin 19-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT

Brajan Marku është lojtari më i ri i Tërbunit. Është klubi pukian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se është arritur marrëveshja me 19-vjeçarin për të qenë pjesë e tyre në sezonin e ri.

Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me pukianët për 2 vitet e ardhshme. I dalë nga Akademia e Partizanit, Marku premton shumë për të ardhmen. Dhe kësisoj, drejtuesit e Tërbunit kanë shpejtuar për ta pasur në gjirin e tyre. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:

"Zyrtare:

Klub Futboll Tërbuni Pukë njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka arritur marrveshjen me portierin 19 vjeçar pukjanin, BrajanMarku duke firmosur për dy vite. Duke shpresuar se do të na ndihmojë në realizimin e objektivave duke dhënë maksimumin për fanellen tonë në çdo ndeshje, TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment. Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Brajan.

Karriera e tij futbollistike:

Emri: Brajan

Mbiemri: Marku

Shtetësia: Shqiptar

Mosha: 19 vjeç

Gjatësia: 1.96 cm

Shteti i lindjes: Shqipëri

Qyteti i lindjes: Tiranë

Pozicioni në fushë: Portier

17/18 | FK Partizani U-17

18/20 | Akademia e futbollit U-19

20/22 | Futboll Republik U-19

”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”…"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga