
Gjermania ishte e para ndër top 5 ligat kryesore që çeli rinisjen e sezonit pas pandemisë së Covid-19, ndërsa të njëjtën gjë kanë ndjekur shumë shtete. Edhe në vendin tonë, FSHF ka propozuar datën 3 qershor për rinisjen e garës, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe Portugalia.
Federata e vendit luzitan sheh mesjavën e parë të qershorit si pikënisjen e ndeshjeve, ndërsa skuadrat kanë vijuar stërvitjen për t'u rikthyer në gjendje optimale. Duket se ndalesa për më shumë se 2 muaj do të marrë fund, me Qeveritë e vendeve që po japin dritën jeshile për sportin.
Poll